Ahmeti reagon pas takimit mes presidentëve në Bruksel – ka një mesazh për Vuçiqin

Ahmeti reagon pas takimit mes presidentëve në Bruksel – ka një mesazh për Vuçiqin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas deklarimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të hiqet taksa prej 10 për qind ndaj produkteve serbe.

Vuçiq, pas takimit me presidentin e Kosovës në Bruksel, tha se dialogu nuk do të vazhdojë derisa Kosova ta tërheq vendimin për taksa në mallrat serbe.

E pikërisht një gjë të tillë e ka kundërshtuar Ahmeti.

“Vucic paska thënë që dialogu vazhdon vetëm pasi Kosova të tërhjekë vendimin për taksa në mallrat serbe. Atëherë edhe ne duhet të themi që dialogu vazhdon vetëm pasiqë Serbia ta ndal lobimin për tërheqjen e njohjeve dhe sulmet e tjera që i bën në baza ditore”, u shpreh Ahmeti.