Ahmeti: Sot Kosova zgjohet me shpresë

Ahmeti: Sot Kosova zgjohet me shpresë

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, njëherësh edhe kandidatë për deputet nga lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se sot Kosova është zgjuar me shpresë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka thënë se festim më të bukur të përvjetorit të çlirimit nuk do të mund të kishte.

“Sot Kosova zgjohet me shpresë. Festim më të bukur të përvjetorit të çlirimit nuk do të mund të kishte”, ka shkruar Ahmeti.

Ndër tjerash Ahmeti ka shkruar se “Falënderon Prishtinën që i prive ndryshimeve para katër viteve dhe që na mbështete në çdo betejë dhe dje prapë tregove vendosmëri me këtë rritje kaq të madhe për VV”, është shprehur ai. /Insajderi.com