Coronavirusi, Ahmeti thotë se duhet ndaluar nxënësit nga pushimet e gjata

Coronavirusi, Ahmeti thotë se duhet ndaluar nxënësit nga pushimet e gjata

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ndalimi i tubimeve publike dhe pushimet në shkolla, janë masa që duhet marrë kundër përhapjes së Coronavirusit në vendin tonë.

Sipas Ahmetit, këto masa duhet marrë menjëherë dhe nuk pasur panikë, transmeton Gazeta Insajderi.

“Edhe njëherë – marr parasysh përhapjen e virusit rreth nesh dhe zhvillimet në vendet e prekura, ne kemi mundësinë që këto masa ti marrim tani. Ndalimi i tubimeve publike e deri te pushimet në shkolla duhet të konsiderohen shpejtë. Pa panikë, vetëm hapësirë më e madhe për parandalim”, ka shkruar ai në Facebook.