
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se nga erërat e fuqishme që kanë fryrë sot janë shkatërruar tendat e vendosura nga OSBE-ja për Panairin Gratë në Biznes në sheshin ‘Zahir Pajaziti’.
Ai ka thënë se nga shkatërrimi i tendave nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Ka thënë se nga këto tenda kanë pësuar dëme materiale tri vetura të cilat kanë qenë të parkuara afër Hotel Grandit.
“Era e fuqishme ka çmontuar një pjesë të tendave të vendosura nga OSBE për Panairin Gratë në Biznes në Sheshin Zahir Pajaziti. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e DShP dhe Zjarrfikësit e Prishtinës. Për fat të mirë nuk ka të lënduar dhe ka dëme vogla materiale (tri vetura të parkuara). Ekipet e emergjencës janë duke pastruar terrenin”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.