Ai Weiwei ka publikuar dokumetarin për karantinën në Wuhan

Ai Weiwei ka publikuar dokumetarin për karantinën në Wuhan

Në dukumetarin e tij më të ri “CoroNation”, regjisori kontravers ka eksploruar përgjigjen e qeverisë kineze ndaj pandemisë Covid-19.

Ai Weiwei është fokusuar në qytetin që ishte qendra e shpërthimit, Wuhan, që ishte izoluar në Janar të këtij viti, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

Me video të xhiruara pjesërisht nga regjisori, e pjesërisht nga vendasit e Wuhan, që jetuan aty gjatë izolimit, filmi përfshin pamje apokaliptike të qytetit, nëpër rrugët e shkreta dhe ndërtesar e mëdha, duke bërë tribute për ata që punuan gjatë kësaj kohe.

Në një skenë, një korrier sjell materiale esenciale për një komunitet të izoluar, në tjetrën një doktor veshet në rrobat mbrojtëse për t’u pregatitur të punëojë në një prej qendrave të trajtimit të infektuarve.

“Ne nuk i kemi parë kështu kurrë rrugët e Wuhan, “ thotë Lin, një vendas, për Dazed në shkurt. “Shumë pak njerëz nëpër rrugë. Të gjithë janë të shqetësuar për situatë.”

Gjatë muajit shkurt të këtij viti, Lan Bo bëri një film të shkurtër “Wuhan: The Long Night” duke ofruar një këndvështrim se si ishte jeta për banorët e këtij qyteti.

Në përshkrimin e filmit në Vimeo, thuhet se virusi eksplorohet përmes reagimit të qeverisë kineze, të cilën artisti dhe regjisori e ka kritikuar në të kaluarën dhe reaksionin e tyre lidhur me epideminë.

“Filmi përcjell përgjigjen brutale, efikase, militare për të kontrolluar virusin,” thotë përshkrimi.

Filmi sjell intervista që tregojnë se çka po ndodhte në këto spitale, përfshirë intervista me pacientët dhe familjet e tyre dhe celebrimi i mjekëve dhe motrave që punoni aty, pavarësisht “menagjimit të krizës kineze dhe makinës së kontrollit social – përmes shpërlarjes së trurit dhe qëllimit brutal për të kontrolluar secilin aspekt të shoqërisë.”/Insajderi.com