Aida Dërguti tregon se a ka dhënë dorëheqje nga PSD-ja

Aida Dërguti tregon se a ka dhënë dorëheqje nga PSD-ja

Sot u shkrua nëpër medie se deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Aida Dërguti ka dhënë dorëheqje nga Partia Sociale Demokrate e Kosovës (PSD).

Mirëpo këto deklarata Dërguti, i mohoi për Gazetën Insajderi.

Ajo tha se nuk është në dijeni se pse është bërë kjo ndërsa pohoi se shumë shpejt do të dalë me një deklaratë.

“Jo nuk është e vërtetë, unë se kam idenë jam në Prizren dhe e kuptova nga mediet, por po e di kush e ka bërë këtë e kush e ka nxitë. Qisi portale të VV-së”, ka thënë Dërguti për Insajderin./ Insajderi.com