fbpx

Aida Dërguti u kërkon Kurtit e Molliqajt një ballafaqim të vërtetë

Aida Dërguti u kërkon Kurtit e Molliqajt një ballafaqim të vërtetë

Borxh opinionit ia kanë një debat, një ballafaqim të vërtetë mes Dardanit dhe Albinit, ka thënë Aida Dërguti, deputetja e PSD-së, sot në Kuvendin e Kosovës.

Dërguti është përfshirë në debatin për SHIK-un, pas thirrje që Glauk Konjufca i bërë, që ajo të flasë se kush ka qenë e kush jo në Shik.

Gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës deputetja e PSD-së ka kërkuar një ballafaqim siç thotë ajo të vërtetë mes Kurtit e Molliqajt. Sipas, saj nuk është mirë barrën e të tjerëve t’a marrë Konjufca ose ajo.

“Unë mendoj që në krejt këtë periudhë ka munguar një ballafaqim, një ballafaqim i vërtetë mes Dardanit e Albinit ku ka qenë edhe fillimi i këtij problemi dhe jo t’a marrin këtë barrë të tjerët, të cilët kanë qenë të pafajshëm për çka ndodhur aty. Por, meqë kjo nuk ka ndodh është marrë për bazë një mesazh i imi dhe mandej është përdorur, arsyetimi ka qenë pse nuk e kemi lejuar Albinin me u bë kryetar etj etj. Por, mendoj qe problem ka qenë dikur tjetër”, ka thënë ajo, shkruan Insajderi.

“Borxh opinionit ia kanë një debat dhe një ballafaqim mes Dardanit dhe Albinit dhe mendoj nuk duhet’i iket përgjegjësisë për çfarëdo veprimi dhe çfarëdo moment”, ka deklaruar Dërguti.

Aida Dërguti ka thënë se pjesën më inkriminuese të jetës së saj e ka pasur gjatë angazhimit në Vetëvendosje.

“Unë nuk i ik përgjegjësisë për asnjë veprim gjatë tërë jetës sime dhe mendoj që pjesën ma inkriminues e kam gjatë angazhimit në Vetëvendosje, ku ende i kam të hapura 11 lëndë, ku ka elemente të veprave penale, për të cilat prapë marrë përgjegjësi dhe nuk i iki, sepse mendoj që çdo gjë kam bërë në mënyrë të vetëdijshme”, është shprehur ajo.

Ish-deputetja e Vetëvendosjes ka thënë se nuk mund të marrësh përgjegjësi për vendin, kur nuk merr përgjegjësi për veprimet e tua.

Dërguti sërish kritikojë ish-kolegët e saj në Vetëvendosje duke thënë se ka njerëz në VV, që e gjuajnë gurin e mshefin dorën dhe pastaj i vendosin të tjerët që ta marrin betejën./Insajderi.com