”Air India” me dietë vegjetariane për shkak të borxheve

Kompania shtetërore ajrore ”Air India” e vendosi ekuipazhin e saj në dietë pasi borxhi i saj është rreth 7,35 miliardë euro.

”Air India” me dietë vegjetariane për shkak të borxheve

Kompania ajrore ka vendosur gjithashtu të ndryshojë menynë e pilotëve dhe frekuentuesit e fluturimeve duke u ofruar atyre ushqime me yndyrë të ulët, kryesisht vegjetariane.

”Qëllimi është të ofrojmë ushqime të shëndetshme dhe të lira për ekuipazhet si në fluturimet vendase ashtu edhe ato ndërkombëtare’’, tha zëdhënësi Dhananjay Kumar.

Sipas mediave, me menynë e re kostoja e çdo vakti do të bjerë në një të tretën e asaj aktuale, deri në 10 euro.

Vendimi vjen në një kohë kur Qeveria e Indisë po përpiqet të shesë kompaninë.