Ajax i bënë ofertë Luis Suarez

Ajax i bënë ofertë Luis Suarez

Ekipi holandez, Ajax, i ka bërë ofertë që të rikthehet në klub, sulmuesit të Barcelonës, Louis Suarez.

Mediumi, El Chiringuito, ka raportuar se Ajax ka bërë ofertë të vlefshme rreth 15 milionë euro, në drejtim të klubit të Barcelonës, për shërbimet e sulmuesit të tyre, Luis Suarez, transmeton Insajderi.

Emri I Luis Suarez, është njëri nga emrat e përmendur për një largim të mundshëm nga ekipi I Barcelonës, pas raportimeve se do të ketë një ristrukturim të plotë brenda ekipit, pas humbjes së thellë nga Bayern Munich prej 8 me 2, si dhe pas emërimit të trajnerit të tyre të ri.

Suarez, ishte pjesë e Ajax, për katër vite, nga vitit 2007 deri në vitin 2011, para se të transferohej tek ekipi I Liverpool./Insajderi.com.