Ajeti dhe Kololli shënojnë gola në Zvicër

Ajeti dhe Kololli shënojnë gola në Zvicër

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Benjamin Kololli dhe futbollisti me origjinë nga Kosova, Albian Ajeti, e kanë nisur mbarë vitin 2017 në Superligën e Zvicrës në futboll.

Kololli realizoi gol në barazimin e skuadrës së tij Laussane ndaj Luzernit me rezultat 4-4 në shtëpi. Mbrojtësi i krahut shënoi nga penalltia në minutën e 33’ të takimit, raporton Insajderi.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot në Superligën e Zvicrës, Albian Ajeti shënoi në barazimin e Saint Gallenit me Vaduzin në udhëtim.

Vëllai i mbrojtësit të kombëtares shqiptare Arlind Ajetit, shënoi pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, për t’i dhënë epërsinë St.Gallenit, të cilën skuadra e tij nuk arriti ta mbante deri në fund. /Insajderi.com