“Ajo” i More Raçës shkon në festivalin prestigjioz të filmit në Florida

“Ajo” me producent Sunaj Raça flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj.

“Ajo” i More Raçës shkon në festivalin prestigjioz të filmit në Florida

“Ajo” filmi me regji të regjisores More Raça, është përzgjedhur zyrtarisht në festivalin prestigjioz të filmit në Florida, shkruan Insajderi.

Festivali i Filmit në Florida është quajtur “një nga 50 festivalet më të mira” nga indieWIRE dhe një nga 10 festivalet më të mira në botë nga Chris Gore. Ky festival është po ashtu festival kualifikues për Oscar.

“Ajo” me producent Sunaj Raça flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj.

Në film luajnë: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, etj.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës./ Insajderi.com