Akademikët e LDK-së ia huqin me drejtshkrim në moton e Vjosa Osmanit  

Akademikët e LDK-së ia huqin me drejtshkrim në moton e Vjosa Osmanit  

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila thirret se ka një strukturë akademikësh, në sloganin e publikuar sot ia ka huq keq në drejtshkrim, shkruan Gazeta Insajderi.

Në sloganin e tyre, ku në fokus është kandidatja për kryeministre e kësaj partie, Vjosa Osmani, kanë vendosur edhe mbi shkrimin “BESO.”.

Duke i ditur rregullat gramatikore të gjuhës shqipe, fjalitë thirrmore si në këtë rast “Beso”, pas saj duhet vendosur pikëçuditësja. Derisa LDK-ja në fund të fjalës “Beso” kanë vendosur pikën.

“Beso. Beso në shtet të drejtë, të barabartë, të zhvilluar. Beso në ndryshim. Beso në fitore. Beso në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK)”, thuhet në mbi shkrimin e sloganit. /Insajderi.com