fbpx

‘Akademikët’ ftojnë Shaolinat që ta shkruajnë tekstin e himnit të Kosovës

‘Akademikët’ ftojnë Shaolinat që ta shkruajnë tekstin e himnit të Kosovës

Akademikët e “Ekspertizës”, folën kësaj radhe  për Real 1 dhe Dj Blunt duke thënë së po bëjnë  muzikë  për dosta, shkruan  Insajderi.

Kapen për tekstet  e tyre të cilat  thuajse nuk kanë as edhe një kuptim të vetëm.

“Tekstet shumë të mira” i bënë që akademikët t’i ftojnë  Shaolinat për ta shkruar edhe tekstin e himnit të Kosovës.

“Ju dëshironi të tregoni përmes teksteve që përdorni drogë duke ju bërë thuajse më ‘IN’ por mos harroni se ky është niveli më i ulët”.

Dyshja shihet në klipe me femra mjaft tërheqëse, por akademikët i thanë se nuk është meritë kur ti e blen një femër.

Dhe si fund të këtij episodi akademikët  dhanë një mesazh, “Ti mund ti këputësh të gjitha lulet, po nuk mund ta ndalosh ardhjen e pranverës”. Duke e bërë të ditur se pavarësisht asaj që shkruajnë tekste pa vlerë, ka disa prej tyre që sjellin diçka vërtet të bukur./ Insajderi.com