AKI e gjen Radojiçiqin, ai po bën qejf në Kopaonik

AKI e gjen Radojiçiqin, ai po bën qejf në Kopaonik

Gazeta Insajderi merr vesh nga burimet e saj brenda AKI-së se Milan Radojiçiq për momentin është duke qëndruar në Kopaonik të Serbisë.

Milan Radojiçiq i cili po vazhdon të ndodhet në arrati që prej kohës kur atë e kërkoi Policia e Kosovës në banesën e tij në veri të Mitrovicës.

Në aksionin e policisë ku u arrestuan katër të dyshuarve në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Nedeljko Spasojeviq, Dragisha Markoviç dhe Marko Rosiç, u arrestuan po atë ditë, ndërkohë Milan Radojiçiq u është shmangur autoriteteve kosovare ndonëse ishte raportuar se në atë kohë ai ndodhej në Kosovë.