
Agjencia Kosovare e Inteligjencës ka konfirmuar se Agron Selimaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të kësaj agjencie.
AKI ka publikuar letrën e dorëheqjes në faqen e saj në të cilën nuk janë dhënë detaje rreth arsyes së dorëheqjes.
“Pas një kohe te gjatë (me shumë se 7 vite), po besoj se tani është koha që unë dhe familja ime te fillojme një kapitull te ri ne jetën tone”, thuhet në letrën e Selimajt nisur Presidentit Hashim Thaci dhe Kryeministrit Isa Mustafa.
“Ka qenë nder dhe privilegj i veçantë te ju shërbej ju z. President Thaçi dhe ju z. Kryeministër Mustafa. Kete nder dhe privilegj ja dedikoj edhe Presidentes Jahjaga dhe Presidentit Sejdiu. Gjithashtu, falënderoj për bashkëpunim te gjithë anetaret e Komisionit parlamentar për mbikeqyrjen e AKI”, thuhet tutje në letrën e dorëheqjes.
Insajderi ka provuar që të kontaktojë me Selimajn për të pyetur lidhur me arsyet e dorëheqjes, por ai nuk është përgjigjur thirrjeve telefonike./Insajderi.com