Akil Gjakova eliminohet, i shuhet ëndrra për medalje

Akil Gjakova eliminohet, i shuhet ëndrra për medalje

Akil Gjakova është mposhtur në rrethin e tretë të Kampionatit Botëror të xhudos.

Në Botërorin e xhudos që po zhvillohet në Tokio të Japonisë, Akili, 23-vjeçar, u eliminua dhe e përfundoi kampionatin pa medalje, raporton Insporti

Ndryshe nga motra Nora Gjakova, që e arriti çerekfinalen, Akili nuk ka arritur të shkojë më larg se rundi i tretë.

Ai e nisi rrugëtimin e tij në kategorinë deri në 73 kilogramë pa luftë në rundin e parë, ndërsa në rundin e dytë u tregua shumë i fortë për xhudistin gjerman, Igor Wandtke.

Me të njëjtin hap nuk e vazhdoi edhe përballjen e rundit të tretë, ku pësoi disfatë dhe u eliminua, duke mbetur pa medalje.

Ai në këtë rund pësoi nga xhudisti nga Taxhikistani, Behruzi Khojazoda. /Insporti.com/