
Akil Gjakova në një luftë të fortë, ka dalë fitues përballë zviceranit Nils Stump, në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Kjo ishte fitorja e dytë për Gjakovën në ‘Grand Prix 2019’ që po mbahet në Budapest.
Rruga drejt gjysmëfinales për Gjakovën nuk do të jetë e lehtë, kur tash e pret sfida kundër japonezit Masashi Ebinuma.
Para këtij meçi hhudisti nga Kosova ka arritur të mposht me ippon Constantin Gabun nga Kanada, derisa në raundin e parë ishte garues i lirë.