Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova, ka kaluar në finale të Kampionatit Evropian U23 që po zhvillohet në Mal të Zi, dhe është në rrugë të mirë për ta marrë Medaljen e Artë nga kjo garë, derisa të argjendtën e ka të sigurt.
Kjo është njëherësh arritja më e madhe në karrierën e xhudistit nga Peja.
Gjakova, që garon në kategorinë deri në 73 kg, për të kaluar deri në finale, fillimisht e mposhti xhudistin gjerman, Lukas Venekold me Wazzari dhe Ippon.
Më pas, në luftën tjetër doli më i suksesshëm se xhudisti nga Azerbajxhani, Telman Valiev, duke triumfuar falë dy penalizimeve që i mori kundërshtari, ndërsa në gjysmëfinale me dy Wazzari e mposhti xhudistin nga Moldavia, Cornel Andries.
Ndërkohë, në këtë kampionat evropian, e artë doli edhe Distria Krasniqi, që të premten e fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kg.