Akil gladiatori, i artë në Budapest

Akil gladiatori, i artë në Budapest

Akil Gjakova është fitues i medaljes së artë në turneun Grand Prix që po zhvillohet në kryeqytetin hungarez, Budapest.

Akili pati paraqitje të shkëlqyeshme dhe në finale e mposhti meipon xhudistin rus, Georgi Elbakiev.

Gjakova në çerek-finale mposhti zviceranit Nils Stump, kurse para tij mposhti me ipon Constantin Gabun nga Kanada, derisa në rrethin e parë e kaloi pa luftë.

Dje me medalje të argjendta u stolisën Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, ndërsa Loriana Kuka garon nesër.