Akoma në koma – reperi i njohur do i nënshtrohet disa testimeve të trurit

Akoma në koma – reperi i njohur do i nënshtrohet disa testimeve të trurit

Mjekët planifikojnë të kryejnë teste të funksionit të trurit në reperin DMX, i cili mbetet i lidhur në aparatura dhe në gjendje kome në një spital të New York-ut, tha menaxheri i tij për NBC News, njofton Insajderi.

Reperi i nominuar nga Grammy, emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons, u dërgua në një spital në pasi pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e tij.

Murray Richman, avokati i tij i vjetër, tha të shtunën se reperi, 50 vjeçar, u vendos në aparatura. Richman tha se nuk e dinte se çfarë e shkaktoi sulmin në zemër.

Menaxheri i DMX, Steve Rifkind, tha se e mërkura mund të jetë një ditë kritike në përcaktimin e rezultatit të reperit. /Insajderi.com