AKR: Asnjëherë s’do të bëjmë koalicion me PDK-në

AKR: Asnjëherë s’do të bëjmë koalicion me PDK-në

Kryetari i Komunës së Mitrovicës nga radhët e AKR-së në emisionin Politikë në Tribuna Channel është shprehur se subjekti që ai përfaqëson kurrë nuk do të bëjë koalicion as para zgjedhor e as paszgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës.

“AKR-ja asnjëherë nuk do të jetë në koalicion PDK-në”, ka nënvizuar Bahtiri.

Ai ka shtuar se do të përpiqen të bëjnë një bashkim të partive para zgjedhjeve për ta dërguar në opozitë Partinë Demokratike të Kosovës, shkruan Periskopi.

Ndërsa Nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu ka shprehur se subjekti i tij është tejet i rëndësishëm në këtv vend.

Sipas tij, në rast se fitojnë zgjedhjet do të ketë rritje ekonomike dhe stimulimi i tyre ekonomik është joshës edhe për partitë e tjera. /Insajderi.com