AKR e quan shpifje “vetëpropozimin” e Qehajës për postin e ministrit

AKR e quan shpifje “vetëpropozimin” e Qehajës për postin e ministrit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka quajtur të  pavërteta deklaratat e Florian Qehajës, i cili ka deklaruar gjatë ditës së sotme se atij i është ofruar posti i ministrit të Punëve të Brendshme, pas shkarkimit të Flamur Sefajt, raporton Insajderi.

Vesel Makolli nga AKR i ka thënë sot Insajderin se AKR nuk i ka ofruar asnjëherë Qehajës postin e ministrit. Sipas tij kryetari i partisë, Behgjet Pacolli nuk është fare në Kosovë dhe se pa të nuk mund të kryhet kjo cështje.

“Nuk e kemi propozuar, nuk kam asnjë informatë por edhe jam i sigurt që nuk është kandiduar. Unë e pash një deklaratë të tij, por të them të drejtën m’u qesh kur e pash këtë deklaratë, sepse nëse i ishte ofruar atij ky post dhe nëse kish qenë politikan nuk ishte dashur të deklarohet fare pa u vendosë dhe jo me na nënçmuar me një farë forme”.

“Kjo punë nuk kryet pa presidentin [Behgjet Pacolli], ai është në një udhëtim zyrtarë dhe nuk është në Kosova, po besoj që më së largu deri të hënën mund të vijë”, ka thënë Makolli për Insajderin.

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dha dorëheqje pas skandalit lidhur me deportimin e gjashtë gylenistëve turq, nga Kosova për në Turqi./Insajderi.com