Hyrja e Nismës Socialdemokrate në Kuvend, bashkë me AKR-në në bazë të vendimit të PZAP-së do të sillte ndryshime në përbërjen e re të legjislaturës së parlamentit.
Por, jashtë Kuvendit të Kosovës do të mbetet Ekrem Mustafa e Islam Pacolli, zyrtarë të Aleancës Kosova e Re. Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj partie, Vesel Makolli.
Ekrem Mustafa që mbanë pozitën e Ministrit e Punëve të Brendshme, në këto zgjedhje ka marrë vetëm 774 vota që ia pamundësojnë ulësen e deputetit.
Pak më shumë vota ka kolegu i tij, Islam Pacolli.
Ai në këto zgjedhje ka marrë 6 mijë e 549 vota por nuk do t’i duhen gjë pasiqë do të mbetet jashtë dyerve të kuvendit./Insajderi.com/