“AKR po përdoret si Trampolinë” – Pacolli e komenton aderimin e Agim Bahtirit në VV

“AKR po përdoret si Trampolinë” – Pacolli e komenton aderimin e Agim Bahtirit në VV

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk është i hidhëruar me vendimin e nënkryetarit të kësaj partie, Agim Bahtiri që të bashkohet me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë nuk merrem me persona. AKR ka lindë si subjekt. Disa kanë ardh kanë marrë forcë në AKR, e kanë përdorur si Trampolinë, por AKR është këtu gjithmonë”, ka thënë Pacolli.

Sipas Paciollit, partia e tij është liberale dhe nuk u hidhërohet me “që vinë e shkojnë”.

“Ne Vlerë i japim vetëdijes së njerëzve dhe do të luftojmë në të ardhmen që të krijojnë njerëz të vetëdijshëm. Nuk merrem me persona, merrem me subjektin tim politik. AKR ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistojë. Si parti kemi qenë aktive në përcaktimin e politikave të mira në Kosovë dhe edhe në të ardhmen do të jemi të tillë”, tha Pacolli.