AKR pretendon se votat e saj brenda LDK-së janë manipuluar

AKR pretendon se votat e saj brenda LDK-së janë manipuluar

Aleanca Kosova e Re, ka pretenduar të enjten se votat e kandidatëve të tyre brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës janë “manipuluar”.

Ky subjekt politik ka kërkuar numërimin e votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përcjell Insajderi.

“Shumë informata që kanë arritur nga terreni tregojnë qartë se rezultatet brenda listës janë manipuluar nga Komisionarët e papërgjegjshëm në Qendrat e votimit”, thuhet në kumtesë.

Për këto pretendime, AKR thotë se ka fakte.

“Aleanca Kosova e Re, këtë kërkesë do ta mbështesë edhe me faktet që janë mbledhur përmes anëtarëve të vet të cilat flasin për parregullsi gjatë numërimit dhe bartjes së rezultateve në Formularin e përputhjes se të dhënave dhe rezultateve brenda listës”, thuhet në komunikatë. /Insajderi.com

 

Komunikatë për Media

Rinumrimi i të gjitha kutive të votimit i pashmangshëm

Prishtinë, 18 shkurt – Aleanca Kosova e Re…

Posted by Aleanca Kosova e Re (Official) on Thursday, 18 February 2021