AKR-së i largohen dy zyrtarë të partisë

AKR-së i largohen dy zyrtarë të partisë

Në kohën kur po mbahej tubimi i AKR-së në Ferizaj të premten, në të cilin kryetari i këtij subjekti, Behgjet Pacolli, deklaroi se AKR në Ferizaj mbetet e “unifikuar dhe e fuqishme”, ka dhënë dorëheqje sekretari i degës së AKR-së në këtë komunë, Amir Rexhepi.

Sekretari i degës së AKR-së në Ferizaj e bëri publik vendimin përmes një statusi të shkruar në rrjetin social Facebook. Tha se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet që ushtronte brenda subjektit.

“Të nderuar miq e bashkëpunëtorë! Që nga dita e sotme kam vendosur që të tërhiqem në mënyrë të parevokueshme nga të gjitha funksionet e mia në AKR!”, përfundon njoftimi i Rexhepit.

Rexhepi ishte edhe kandidat për kryetar të Ferizajt nga AKR në zgjedhjet e fundit lokale.

E, të njëjtin veprim e ka bërë dje edhe Denis Rashiti, kryetar i nëndegës së 12-të të AKR-së në Ferizaj. Ai, po ashtu ka thënë se nuk do të jetë pjesë e AKR-së. /Insajderi.com