Partia e Pacollit e gatshme për zgjedhje

Partia e Pacollit e gatshme për zgjedhje

Aleanca Kosova e Re (AKR), ka reaguar pas dorëheqjes së Haradinajt, shkruan Insajderi.

AKR përmes një njoftimi ka thënë se duke vlerësuar situatën e fundit në Kosovë, tani është momentumi i ri politik për t’i garantuar vendit një përspektivë të qëndrueshme demokratike.

“Aleanca Kosova e Re vlerëson se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme dhe se qytetaret e Kosovës në këto rrethana, duhet të shprehin vullnetin e tyre të plotë të zgjedhim qeverinë e re e cila do të udhëheqë me vendin nën respektim të ligjit dhe vlerave demokratike dhe të krijojë mundësi për zhvillim ekonomik dhe integrime gjithëpërfshirëse të vendit tonë”, thotë kjo parti.

AKR ka deklaruar se është e gatshme për zgjedhjet dhe kërkojnë nga Presidenti Thaçi, të ushtrojë kompetencat e tij kushtetutese që t’i shpallë sa më parë zgjedhjet nacionale.

“Aleanca Kosova e Re është e përkushtuar që të angazhohet për institucione të qëndrueshme dhe demokratike dhe do të japë kontributin e vet në të gjitha proceset me rendësi për Kosovën drejt paqes dhe stabilitetit në vend”, thuhet në njoftimin e AKR-së.