Akreditohen 464 vëzhgues për zgjedhjet në veri

Akreditohen 464 vëzhgues për zgjedhjet në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi vëzhguesit të cilët do të vëzhgojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat do të mbahen më 19 maj.

Numri i vëzhguesve të akredituar është 464.

Këta vëzhgues përfaqësojnë 2 parti politike, 2 misione ndërkombëtare, 1 Komision Evropian, 2 misione diplomatike, 12 ambasada, 1 OJQ ndërkombëtare, 4 OJQ vendore dhe 15 media.