Validohen programe të reja nga Londra

Validohen programe të reja nga Londra

Gjatë këtyre muajve Kolegji Riinvest ka qenë duke prezantuar programet e Universitetit të Londrës dhe London School of Economics and Political Science (si universiteti i parë në Evropë për shkenca sociale).

Idea qëndron se studenti nuk ka nevojë të paguajë shumën që do e paguante në Londër, pasi që ligjeratat vijohen në Riinvest ku diploma në fund lëshohet nga Universisteti i Londrës me drejtim akademik nga LSE.

Këto programe janë të njohura ndërkombërisht mirëpo dje u validuan edhe nga Agjencioni Kosovar i Akreditimit.

Ky është një hap shumë i madh për arsimin në Kosovë duke marrë në konsideratë llojin e sistemit të arsimit britanez dhe nivelin e lartë të cilësisë që Universiteti i Londrës e garanton.
Një e metë e kësaj është që afati për regjistrim është vetëm edhe këtë muaj ku mund të aplikoni në uolip.riinvest.net/apply për të marrë informata tjera të hollësishme që mund të jenë në interesin tuaj.

Studio në Kosovë, merrë diplomë britaneze dhe #dallohungatëtjerët