Aksident i rëndë, disa persona të lënduar

Aksident i rëndë, disa persona të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Pogradecit, te tuneli.

Dy makina janë përplasur fort mes tyre dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Të plagosurit janë transportuar me urgjence drejt spitalit të Pogradecit, raporton oranews.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /Insajderi