Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të vdekur

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të vdekur

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Rastin  e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxhaj.

“Bazuar në informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë trafiku me pasoja fatale, të shkaktuar sot rreth orës 10:00 paradite në autostradën “Ibrahim Rugova” ku një person ka humbur jetën dhe 4 tjerë kanë marrë lendime trupore”, ka thënë Hoxhaj.

Ai shtoi se autostrada është bllokuar për qarkullim dhe policia po vazhdon me hetimet.

“Njësitet kompetente policore për menagjimin e trafikut në autostrada janë duke u marr me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhe deri te ky aksident tragjik. Pas hetimeve që janë në proces do të ju njoftojmë për detaje tjera. Rreth ores 10:30 autostrada drejtimi Duhel-Suhareke është bllokuar per qarkullim”, ka thënë Hoxhaj./Insajderi.com