Aksident i rëndë në Gjilan, katër persona të lënduar

Aksident i rëndë në Gjilan, katër persona të lënduar

Një person është lënduar rëndë dhe tre të tjerë kanë marrë lëndime të lehta në aksidentin që ndodhi sot në dalje të Gjilanit.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani.

“Aksidenti ka ndodhur në orën 07:00 të mëngjesit në dalje të Gjilanit, ku janë lënduar 4 persona, njëri prej tyre më rëndë. Tre kanë lëndime të lehta dhe janë lëshuar për në shtëpi e tjetri është dërguar në QKUK, por nuk është në rrezik për jetë”, ka thënë Hashani.

Edhe gjatë ditës së djeshme është raportuar për një aksident në fshatin Breslac të Gjilanit, ku për pasojë një person kishte mbetur i lënduar. Në aksident ishin të përfshira katër vetura./Insajderi.com