fbpx

Aksident i rëndë në Graçanicë, lëndohen 21 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur ndërmjet veturës së Policisë dhe një autobusi që po transportonte nxënës.

Si pasojë e aksidentit 21 nxënës kanë mbetur të lënduar.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 06:30 në Graqanicë ka ndodhë një aksident trafiku, mes një automjeti zyrtar të Policisë dhe një furgoni (që po transportonte nxënës). Deri tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar 21 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com