Aksident i rëndë në Istog, dyshohet për një të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Dëshmitarët e vendit të ngjarjes kanë treguar për se në këtë aksident dyshohet të ketë mbetur i vdekur një person.

Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Istogut kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar edhe Xhevat Ibra, zëvëndës i Policisë për rajonin e Pejës.

Aksidenti ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.