Siç vërehet në fotograf" />

Aksident i rëndë në Klinë, lëndohet shoferi

Aksident i rëndë në Klinë, lëndohet shoferi

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot rreth orës 23:00 në fshatin Gremnikë të Komunës së Klinës, ku është aksidentuar një veturë.

Siç vërehet në fotografitë që ka publikuar portali Indeksonline, vetura ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me shtyllën elektrike.

Nga goditja, ka pësuar lëndime shoferi i cili është dërguar në spitalin e Pejës. /Insajderi.com