Aksident i rëndë në Prishtinë – goditet çiklisti

Aksident i rëndë në Prishtinë – goditet çiklisti

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Prishtinë rreth orës 21:00 njofton Insajderi.

Një person me biçikletë është goditur nga një veturë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, tek vendi që njihet si “Banesat e Bardha”.

Një qytetarë ka dërguar një foto ku shihet një person i shtrirë dhe ambulanca e ndihmës së shpejt.

Rruga në këtë pjesë ishte e sapo shtruar dhe pa shenjëzim.

Ende nuk dihet se sa rëndë është lënduar çiklisti.

Insajderi ka provuar të marrë detaje nga policia, por ende nuk ka më shumë informacion rreth këtij aksidenti.

Image may contain: car, sky and outdoor