Aksident i rëndë në Prishtinë, humb jetën një person

Aksident i rëndë në Prishtinë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën dje në fshatin Llapnasellë të Prishtinës pasi që ka humbur kontrollin derisa po drejtonte motoçikletën e tij dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar duke drejtuar motoçikletën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge dhe si pasoj i njëjti ka pësuar lëndime vdekje prurës”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.