Aksident i rëndë në rrugën e kombit, lëndohen 5 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Rrëshen- Rubik, në rrugën e Kombit. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve mes tyre, 5 persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk janë zbardhur identitetet e personave të përfshirë në aksident.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.