Aksident i rëndë në rrugën Milot-Morinë, vdes një 35-vjeçar

Aksident i rëndë në rrugën Milot-Morinë, vdes një 35-vjeçar

Një 35-vjeçar ka vdekur, ndërsa tre të tjerë janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur sot, e shtunë, në aksin rrugor Milot-Morinë, shkruan Insajderi.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura me Harqe”.

Sipas policisë së Shqipërisë, të lënduarit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.

“Në aksin rrugor Milot-Morinë, në vendin e quajtur “Ura me harqe ” mjeti tip” Benz” me drejtues shtetasin Z.L., dhe pasagjer shtetasin Gj.T., është përplasur me mjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin F.O., 35 vjeç dhe pasagjere shtetasja A.M. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ” Volksëagen ” shtetasi F.O., dhe janë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë pasagjerja A.M.,dhe drejtuesi i mjetit tip ” Benz” shtetasi Z.L. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com