Aksident i rëndë në Tiranë, vdes çifti bashkë me vajzën, rëndë dy fëmijët e tjerë

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes çifti bashkë me vajzën, rëndë dy fëmijët e tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një familje është përfshirë në një aksident dhe si pasojë kanë humbur jetën babai,  nëna dhe vajza.

Ndërkaq, 2 fëmijët e tjerë të familjes kanë mbetur të plagosur dhe raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmë te rrethrrotullimi i një qendre tregtare. Makina me të cilën udhëtonte familja ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys.

Për ngjarjen e rëndë priten informacione të detajuara në vijim.