Aksident i rëndë në Viti – vdes një person

Aksident i rëndë në Viti – vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti me fatalitet të ndodhur dje në rrugën Viti-Kllokot, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë, ku thuhet se në këtë aksident ishin të përfshirë edhe katër persona të tjerë.

Dy nga të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Gjilanit, ndërsa një tjetër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po merr tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar.

“Rruga Viti-Kllokot  03.12.2020 – 08:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë, njëri nga vozitësit mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa vozitësi tjetër mashkull kosovar me tre pasagjerët një mashkull kosovar dhe dy femra kosovare, ku dy prej të lënduarve ndalen në Spitalin e Gjilanit, ndërsa njëra është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Insajderi.com