Aksident i rëndë trafiku në Podujevë – vdes një grua

Aksident i rëndë trafiku në Podujevë – vdes një grua

Një grua ka vdekur gjatë mbrëmjes së djeshme si pasojë e aksidentimit që ka ndodhur rreth orës 22:30 në Podujevë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë, ku thuhet se nga ky aksident katër persona kanë mbetur të lënduar dhe kanë pranuar trajtim mjekësor, por që një nga viktimat nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Podujevë 10.10.2020 – 22:25. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku të përfshira kanë qenë dy automjete me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve si dhe katër pasagjerët, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Nga plagët e shkaktuara ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Insajderi.com