Aksident i rëndë në Skoci, vdesin 5 persona

Aksident i rëndë në Skoci, vdesin 5 persona

5 persona, përfshirë edhe një fëmijë vetëm 4 vjeç humbën tragjikisht jetën në një aksident të rëndë mes një minibusi dhe një makine 4×4.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një rrugë në Moray të Skocisë, pak para mesnatës të së enjtes.

Dy gra të moshës 69 dhe 70 vjeç, si dhe një burrë 63-vjeçar, të cilët udhëtonin me një Nissan 4×4, humbën të gjithë jetën. Ata ishin banorë të zonës.

Ndërsa në minibus udhëtonin turistë italianë dhe një grua sëbashku me një fëmijë 4-vjeç. Fatkeqësisht edhe këta të dy gjetën vdekjen.

Makina e tyre, sipas asaj që shkuan DailyMail, ishte rreth 45 minuta larg Aeroportit të Iverness.

Nga aksidenti i rëndë mbetën të plagosur gjithashtu 5 persona të tjerë, drejtuesja e Nissanit dhe pasagjerët e tjerë që ndodheshin në minibus./