Aksident me fatalitet sot në mëngjes në Ribar të Madh të Lipjanit

Aksident me fatalitet sot në mëngjes në Ribar të Madh të Lipjanit

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 6 të mëngjesit ka ndodhur një aksident me fatalitet në fshatin Ribar i Madh të Lipjanit.

“Një veturë ka goditur një këmbësor, mashkull 59 vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në QKUK”, njofton për gazetën Insajderi, Agron Borovci, zëdhënës i policisë.

Sips Borovcit, njësiti policor i trafikut rajonal ka dlë në vendin e ngjarjes për të bërë ekzaminimet e duhura si dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave që kanë sjellë deri te aksidenti.

  • Patriotët e Çmendur të emisionit InDoks, shikojeni në këtë LINK