Aksident mes kamionetës dhe motoçikletës në Prishtinë – lëndohet një person

Aksident mes kamionetës dhe motoçikletës në Prishtinë – lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Prishtinë, njofton Insajderi.

Në këtë aksident trafiku, ku të përfshirë ishin një kamionet dhe një motoçikletë, ngasësi i kësaj të fundit është lënduar.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderi-n, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 16:00 në udhëkryqin e rrugëve “Xheladin Rekaliu” dhe “Hyzri Talla” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti (kamionetë) dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com