Aksident mes shtatë veturash në autostradën “Ibrahim Rugova”

Aksident mes shtatë veturash në autostradën “Ibrahim Rugova”

Shtatë vetura janë përfshirë në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, njofton Insajderi.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderi.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Më 24.12.2020 rreth orës 17:00, në autostradë (dalja për Suharekë) ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë shtatë (7) vetura. Njësitë relevante policore, njësitet e zjarre-fikseve si dhe ndihma e shpejtë, janë në vendin e ngjarjes. Të gjitha veprimet policore janë duke u ndërmarrë lidhur me rastin, përderisa rruga për momentin mbetet e bllokuar për qarkullim”, tha ai.

Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ndihma e shpejt janë në vendin e ngjarjes. /Insajderi.com