Aksident mes veturës dhe kamionit në Drenas – Katër të lënduar

Aksident mes veturës dhe kamionit në Drenas – Katër të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të enjten rreth orës 17:00 në fshatin Zabel i Ulët në Drenas, njofton Insajderi.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 17:00 është marrë informata për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Zabeli i Ulët në Drenas.  Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe ekipet e mjekëve emergjent si dhe zjarrfikësit”.

“Në aksident janë të përfshira një veturë dhe një kamion dhe informacionet aktuale nga vendi i ngjarjes flasin për katër persona me lëndime trupore”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Më tej, nga policia kanë bërë të ditur se njesia e trafikut rrugor ka filluar ndërmarrjen e veprimeve për të zbardhur shkaktarët e aksidentit./Insajderi.com