Aksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, një person i lënduar rëndë

Aksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, një person i lënduar rëndë

Një person është lënduar në aksident trafiku që ka ndodhur të martën rreth orës 15:25 në autostradën “Arbër Xhaferi”.

Insajderi mëson se gjendja e personit të lënduar është e rëndë.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Sipas tij, me rastin është duke u marrë njësiti policor.

“Sot në ora 15:25, në autostradën “Arbër Xhaferi” në KM 56, drejtimi Hani Elezit-Prishtinë, është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, të përfshira në aksident janë; një automjet dhe një kamion, meqë rast përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi i automjetit. Deri në këtë fazë ekipet relevante emergjente kane dale në vendin e aksidentit, i lënduari është përcjell për trajtim mjekësorë, ndërsa njësia për kontroll dhe menaxhim te trafikut ne autostradë po merret me procedurat tjera ne vendin e ngjarjes, ka thënë Hoxha./Insajderi.com