Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, furgoni godet punëtorët

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, furgoni godet punëtorët

Tre persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin e ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në kilometrin e pestë të Malishevës, shkruan Insajderi.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë tri automjete

“Tre persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti, ku dy prej tyre kanë marrë lëndime me të rënda”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Në pamjet e siguruara, shihen punëtorët që janë goditur nga furgoni në lëvizje.