Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre persona dërgohen në Emergjencë

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre persona dërgohen në Emergjencë

Një vetaksident trafiku me lëndime ka ndodhur mëngjesin e së premtes në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Suharekës, njofton Insajderi.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Prizrenit.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot rreth orës 10.55h ka ndodhur një aksident me lëndime në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në afërsi të Suharekës. Një veturë me targa lokale është vetë aksidentuar, ku në të kanë qenë 4 persona, ku tre prej tyre janë dërguar në emergjencë në Prizren”, ka thënë Kelani.

Tutje, ai bëri të ditur se njësitet policore janë duke u marrë me rastin./Insajderi.com